6/30/2013




Simbol Islam

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit
Falënderimet qofshin vetëm për Allahun. Paqja dhe shpëtimet qofshin mbi të dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij, si dhe mbi të gjithë pasuesit e tij deri në Ditën e Gjykimit

. 1. Çarja e hënës. Allahu i Madhëruar thotë: “U afrua Kiameti e u ca hëna. E nëse (mosbesimtarët) do shohin ndonjë mrekulli do largohen e do thonë: ‘Kjo është magji e vazhdueshme’.”





Na tregon Allahu për çarjen e hënës në kohën e shkuar dhe për largimin e mosbesimtarëve nga kjo mrekulli. Kanë rënë dakord të gjithë dijetarët e tefsirit edhe ehli sunetit që kjo ka ndodhur.

Transmetohet nga Ibn Mesudi radiallahu anhu se ka thënë: ”U ça hëna në kohën e Profetit salallahu alejhi ue selem dy pjesë një pjesë sipër malit e një pjesë anash malit. Tha Profeti salallahu alejhi ue selem: ‘Dëshmoni’.” Transmeton Buhariu dhe Muslimi.

Transmeton Mesruku nga Ibn Mesudi se politeistët thanë se ju bëri magji Ibnu Ebi Kebsheh (kanë për qëllim Profetin salallahu alejhi ue selem). Tha njëri prej tyre se nëse Muhamedi i bëri magji hënës, nuk ka mundësi t’i bëjë magji gjithë tokës, prandaj pyesni ata që vijnë nga vende të tjera a e kanë parë këtë gjë? E kështu bënë. Kur erdhën disa njerëz nga vende të largëta i pyeten e ata u thanë se e kishin parë. Atëherë thanë politeistet se kjo qenka magji e vazhdueshme.

Hadithet e çarjes së hënës i ka transmetuar veç Ibn Mesudit, Enesi, Ibn Abasi, Ibn Umer, Hudhejfe, Aliu dhe Xhubejr Ibn Mutim.

Transmeton Buhariu nga Enesi radiallahu anhu se mekasit i kërkuan Profetit salallahu alejhi ue selem t’u tregonte një mrekulli e ai u tregoi çarjen e hënës e cila u nda në dy pjesë.

2. Burimi i ujit nga gishtat e tij salallahu alejhi ue selem. Hadithet e burimit të ujit nga gishtat e Profetit salallahu alejhi ue selem janë të shumta. I ka transmetuar ato një numër sahabësh, prej tyre Enesi, Xhabiri dhe Ibn Mesudi.

Transmeton Buhariu nga Salim Ibnul Xha’ad nga Xhabiri radiallahu anhu se ka thënë: “U eten njerëzit ditën e Hudejbijes e Profeti salallahu alejhi ue selem kishte para vetes një enë (të vogël lëkure me ujë) prej së cilës mori abdes. Erdhën njerëzit tek Profeti salallahu alejhi ue selem e i thanë se nuk kemi ujë tjetër veç këtij uji që ndodhet në enën tënde. Atëherë vendosi Profeti salallahu alejhi ue selem dorën e tij në enë e uji filloi të dilte nga gishtat e tij si të ishte një numër burimesh. I thashë (Xhabirit)se sa ishit atë ditë? Tha se sikur të ishim njëqind mijë do na mjaftonte, ishim një mijë e pesëqind.

Gjithashtu, është transmetuar edhe nga Ubade Ibn Samit në një luftë tjetër edhe nga Umran Ibn Husejn. Këto hadithe janë tek Buhariu, Muslimi, Tirmidhiu, Daremiu etj.




0 komente :

Post a Comment