5/24/2013





Shefqet Krasniqi
Dr. Shefqet Krasniqi



Pa dyshim edhe hoxhollarët kanë qenë pjesë aktive e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, disa prej tyre nuk duan të flasin për kontributin e dhënë, marrë parasysh se sipas bindjeve fetare, përmendja zbeh shpërblimin.

Mulla Shefqet Krasniqi, thotë se asnjëherë nuk ka dashur të flasë për këtë çështje, duke vlerësuar se nuk pret lëvdata e shpërbilme nga njerëzit.

Krasniqi, ka treguar për Indeksonline se nuk ka dashur të aplikoj për statusin e veteranit të luftës.

“Thënë të drejtën, ashtu siç nuk kam dashur të deklarohem për pjesëmarrjen në luftë, gjithashtu nuk kam dashur as të aplikoj për statusin e veteranit të luftës, sepse, siç thashë, atë punë nuk e kam bërë për interesa të dynjasë, por thjesht për hatër të Allahut si përmbushje të në obligimi ndaj popullit tim. Po e them me sinqeritetin më të madhe se unë jam i gatshëm t’i përgjigjem vendit tim çdoherë dhe me çdo gjë që kam. Unë deri në vdekje e konsideroj veten ushtar të Kosovës. Por, me sugjerimin e miqve të mi se duhet tua mbyllim gojën dashakëqijve që akuzojnë hoxhallarët për kinse pak punë për atdhe, e po kështu edhe me sugjerimin e Komandantit tim, i cili publikisht ka thënë se Dr. Shefqeti është i vetmi që nuk ka kërkuar dokumentacione - librezë, unë kam aplikuar që të më njihet statusi i veteranit të UÇK-së. Është dëshmi për kontribut dhe asgjë tjetër”, ka theksuar Krasniqi për Indeksonline.

Krasniqi thotë se me pjesëmarrjen e tij në luftë si ushtar i UÇK-së ai veçse ka kryer një obligim qytetar.

“Ani pse isha në studime postdiplomike në Medinën e shenjtë, jam detyruar ta ndërpresë shkollimin dhe të vij në luftë, sepse për shkollë ka kohë, ndërsa lufta nuk priste. Kam lënë gruan me tre fëmijë dhe ia kam marrë rrugën e maleve të Koshares. Siç iu thashë, nuk e kam harruar këtë pjesë të ndjeshme të jetës sime, përkundrazi, e ruaj si kujtim të mirë, madje kam shpresë se për të Zoti im do të më falë dhe do të më shpërblej! E ndiej veten shumë të nderuar që më është dhënë mundësia të jam pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka thënë Krasniqi.

Duke folur për eprorët e tij, ka treguar se ka marrë pjesë edhe në thyerjen e kufirit në Koshare.

“Kam shërbyer në Kukës për një kohë të shkurtër, e pastaj kam kaluar në Koshare, ku kam qëndruar para thyerjes së kufirit, kam marrë pjesë në thyerjen e kufirit dhe kam qëndruar edhe më pas. Pra, kohën më të madhe e kam kaluar në Koshare. Unë kam patur fatin që të isha nën komandën e mikut tim të mirë, Kolonel Rrustem Berisha, pastaj Agim Ramadanit dhe Sali Çekut”, ka theksuar Krasniqi.

I shqetësuar për disa ndodhi kohën e fundit në vendin tonë, Krasniqi shprehet optimist se gjërat do shkojnë kah e mbara, gjithsesi edhe në rrafshin fetar.

“Kosova ka shënuar përparim në disa fusha, por dhe ngecje dhe çalime në shumë të tjera. Veriu i vendit vazhdon të jetë pjesë e problemeve ditore, të cilat na kanë lodhur. Pastaj korrupsioni, mashtrimet, krimi i organizuar, varfëria, papunësia janë në kulm. Po kështu, Kosova ka dhe një tjetër problem, atë me komunitetin më të madh fetar në vend. Kosova është duke i diskriminuar ata. Sot në Kosovë gëzojnë të drejta të gjithë, bile edhe ata që duan të martohen me partner/e të së njëjtës gjini, kanë të drejta edhe kafshët, ndërsa muslimanët si komunitet absolut me 96% të popullsisë ende pas 14 viteve nuk i gëzojnë të drejtat e tyre. Liria fetare kur është fjala për muslimanët ende është e cunguar dhe se ajo nuk ndryshon fare nga liria fetare e kohës së komunizmit”, ka shtuar Krasniqi.

Categories:

0 komente :

Post a Comment