6/30/2013




Simbol Islam

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit
Falënderimet qofshin vetëm për Allahun. Paqja dhe shpëtimet qofshin mbi të dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij, si dhe mbi të gjithë pasuesit e tij deri në Ditën e Gjykimit

. 1. Çarja e hënës. Allahu i Madhëruar thotë: “U afrua Kiameti e u ca hëna. E nëse (mosbesimtarët) do shohin ndonjë mrekulli do largohen e do thonë: ‘Kjo është magji e vazhdueshme’.”





Na tregon Allahu për çarjen e hënës në kohën e shkuar dhe për largimin e mosbesimtarëve nga kjo mrekulli. Kanë rënë dakord të gjithë dijetarët e tefsirit edhe ehli sunetit që kjo ka ndodhur.

Transmetohet nga Ibn Mesudi radiallahu anhu se ka thënë: ”U ça hëna në kohën e Profetit salallahu alejhi ue selem dy pjesë një pjesë sipër malit e një pjesë anash malit. Tha Profeti salallahu alejhi ue selem: ‘Dëshmoni’.” Transmeton Buhariu dhe Muslimi.

Transmeton Mesruku nga Ibn Mesudi se politeistët thanë se ju bëri magji Ibnu Ebi Kebsheh (kanë për qëllim Profetin salallahu alejhi ue selem). Tha njëri prej tyre se nëse Muhamedi i bëri magji hënës, nuk ka mundësi t’i bëjë magji gjithë tokës, prandaj pyesni ata që vijnë nga vende të tjera a e kanë parë këtë gjë? E kështu bënë. Kur erdhën disa njerëz nga vende të largëta i pyeten e ata u thanë se e kishin parë. Atëherë thanë politeistet se kjo qenka magji e vazhdueshme.

Hadithet e çarjes së hënës i ka transmetuar veç Ibn Mesudit, Enesi, Ibn Abasi, Ibn Umer, Hudhejfe, Aliu dhe Xhubejr Ibn Mutim.

Transmeton Buhariu nga Enesi radiallahu anhu se mekasit i kërkuan Profetit salallahu alejhi ue selem t’u tregonte një mrekulli e ai u tregoi çarjen e hënës e cila u nda në dy pjesë.

2. Burimi i ujit nga gishtat e tij salallahu alejhi ue selem. Hadithet e burimit të ujit nga gishtat e Profetit salallahu alejhi ue selem janë të shumta. I ka transmetuar ato një numër sahabësh, prej tyre Enesi, Xhabiri dhe Ibn Mesudi.

Transmeton Buhariu nga Salim Ibnul Xha’ad nga Xhabiri radiallahu anhu se ka thënë: “U eten njerëzit ditën e Hudejbijes e Profeti salallahu alejhi ue selem kishte para vetes një enë (të vogël lëkure me ujë) prej së cilës mori abdes. Erdhën njerëzit tek Profeti salallahu alejhi ue selem e i thanë se nuk kemi ujë tjetër veç këtij uji që ndodhet në enën tënde. Atëherë vendosi Profeti salallahu alejhi ue selem dorën e tij në enë e uji filloi të dilte nga gishtat e tij si të ishte një numër burimesh. I thashë (Xhabirit)se sa ishit atë ditë? Tha se sikur të ishim njëqind mijë do na mjaftonte, ishim një mijë e pesëqind.

Gjithashtu, është transmetuar edhe nga Ubade Ibn Samit në një luftë tjetër edhe nga Umran Ibn Husejn. Këto hadithe janë tek Buhariu, Muslimi, Tirmidhiu, Daremiu etj.






Gruaja muslimane duke u lutur


Pyetja:


Desha ta di se a shkojnë në xhenet femrat të cilat vazhdimisht falin namaz, por nuk janë të mbuluara si edhe bëjnë shumë vepra të mira, por për shkak të punësimit apo për shkak se janë të ndaluara nga familja për t’u mbuluar, nuk mbulohen. Ju lutem që të ma sqaroni sa më hollësisht përgjigjen. Allahu ju shpërbleftë me te mira!









Përgjigjja:


Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, mbi shokët dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.Mbulesa është obligim për femrën muslimane që ka arritur moshën e pjekurisë. Për këtë ka ixhma (pajtueshmëri) mes të gjithë muslimanëve dhe nuk e mohon askush këtë. Për vlerën dhe dobitë e mbulesës kemi me dhjetëra shkrime e libra në të cilat mund të lexoni përse është e domosdoshme për femrën që ta mbulojë trupin e saj. Gjithashtu edhe ne në disa përgjigje kemi folur rreth disa rrethanave me të cilat ballafaqohet sot femra muslimane që dëshiron ta mbajë hixhabin (mbulesën) dhe jemi munduar t`i hulumtojmë format e tejkalimit të atyre pengesave, prandaj mund të lexoni edhe aty.
Ndërsa a është shamia kusht që femra muslimane të hyjë në xhenet, themi se mbulesa nuk është prej kushteve thelbësore të besimit (imanit) pa të cilin femra trajtohet jomuslimane. Nëse femra i plotëson kushtet themelore të besimit, fal namazin, kryen vepra të mira, ajo është besimtare dhe shpresojmë që ta përfshijë mëshira e Allahut dhe ta fusë në xhenet.


Duhet pasur parasysh se nuk janë të gjithë muslimanët në një gradë, kemi nga ata njerëz që arrijnë gradat e të Dërguarve, të shehidëve, kemi njerëz të devotshëm dhe kemi muslimanë neglizhues dhe mëkatarë. Muslimania e cila është praktikante e fesë, por nuk i përmbahet mbulesës, është muslimane mëkatare e cila nuk ka përfillur një obligim që ia ka përcaktuar Allahu asaj dhe për këtë ajo do të merret në përgjegjësi dhe është shumë e mundshme që ajo t`i nënshtrohet dënimit të Allahut të Lartësuar.
Nëse ajo ka neglizhuar dhe nuk ka tentuar që ta ndryshojë gjendjen e saj duke hulumtuar mundësitë që ka para vetes, me fjalë të tjera nuk e ka bërë dert këtë mëkat të cilin e vepronte, atëherë frikësohemi se nuk do të përfshihet nga mëshira e Allahut. Allahu e di më së miri!







Osman Musliu
Mulla Osman Musliu, imam ne xhamine e Drenasit dhe vellai i tij Liman Musliu, jane arrestuar dje nga Policia e Kosoves, me dyshimin e bazuar se te shtunen pas ores 10:00, e kane rrahur hoxhen Gazmend Mehmeti, imam ne nje nga fshaterat e komune se Drenasit.




Sherri ka plasur ne objeket e Bashkesise Islame ne Drenas per arsyeje ende te panjohura.

Burimet brenda Policise Rajonale ne Prishtine, kane deklaruar per Indeksonline se, te dyshuar ne kete rast mbetet Mulla Osmani dhe vellai i tij Limani, perderisa viktime eshte kosntatuar te jete hoxha Gazmend Mehmeti.

Ky i fundit ka kerkuar edhe ndihmen mjekesore ku posedon edhe raport per lendime te lehta trupore.

Me vendim te prokurorit, Mulla Osmani se bashku me vellain e tij, eshte naluar ne qendren e paraburgimit per 48 ore.

Autoritetet e rendit kane dale ne vendin e ngjarjes dhe i kane ndermarre te gjitha veprimet e duhuara.

Hetimet ende jane ne fazen fillestare rreth zbulimit te motiveve qe kane quar deri te sulmi.

Mulla Osmani, ne janar te vitit 2009 ishte rrahur rende nga nente persona ne xhamine e fshatit Zabel te Drenasit. Imami kishte deklaruar se sulmuesit ishin vehabiste te cilet kishin synuar marrjen e BIK-ut nen kontroll.

6/01/2013


Kjo gjë mund të ndodh falë një komisioni këshillëdhënës për çështjet edhe liritë fetare në Kosovë


Udhëzimi administrativ sipas të cilit
ndalohet bartja e simboleve fetare në shkollat publike, shumë shpejt mund të ndryshohet. Me ndryshimin e këtij udhëzimi administrativ, vajzat të cilat mbajnë shami nuk do të përjashtohen më nga shkolla. Kjo gjë mund të ndodh falë një komisioni këshillëdhënës për çështjet edhe liritë fetare në Kosovë, të cilin e ka themeluar kryeministri i vendit, Hashim Thaçi, shkruan Koha Ditore.


Kreu i ekzekutivit, në krye të këtij komisioni e ka vendosur deputetin e Partisë së Drejtësisë në Kuvendin e Kosovës, Amir Ahmeti, shkruan sot gazeta ZëriVendimin për krijimin e një komisioni të tillë kryeministri e ka marrë pas disa kërcënimeve që ai ka pasur nga deputeti i PD-së, Amir Ahmeti dhe nga disa deputetë tjerë të PD-së, se do ta braktisin koalicionin dhe nuk do t’i votojnë shumë ligje në KuvendMirëpo, kreu i këtij komisioni, Amir Ahmeti ka thënë se kërkesën për një komision të tillë ia ka paraqitur kryeministrit pas shkresave të shumta që ka marrë nga elektorati i tij. Ahmeti ka thënë se komisioni është formuar që në nëntor të vitit të kaluar. Ai ka thënë se komisioni ka vizituar disa nga vendet e BE-së për të parë si është e rregulluar me ligj e drejta e fesë

Ministrinë e Arsimit e cila ka nxjerr udhëzimin administrativ, ku ndalohet bartja e simboleve fetare në shkolla, kanë thënë se akoma nuk kanë marrë ndonjë kërkesë për ndryshmin e këtij udhëzimi e as për futjen e lëndës së edukatës fetare neper shkolla./ShefqetKrasniqi.blogspot.com/



5/31/2013

Dr. Shefqet Krasniqi

“Kosova, në rast se tenton të promovojë shtet pa fe, atëherë duhet ta di se ajo ka gjymtuar veten. Kjo do të nënkuptonte se motori që vë në lëvizje makinën mungon.”

1. Feja dhe shteti

Kosova hodhi një hap para drejt tolerancës fetare. Ajo organizoi javën e tolerancës ndërfetare ndërsa, paraprakisht, mori lëvdata edhe nga raporti amerikan për respektimin e të drejtave dhe lirive fetare. Në të vërtetë, ky organizim shpalosi gjëra shumë me rëndësi, të cilat nuk duhet ta bëjnë Qeverinë të ndihet komode. Fjalët e kongresistit Bob McEwen se “Janë tri burime të pushtetit, është fuqia ekonomike, ushtarake apo politike dhe ajo shpirtërore” dhe “Janë të bekuara kombet, të cilat në brendinë e tyre e kanë Zotin dhe besimin” duhet të jenë një vërejtje serioze se pa besim nuk çohet shteti para.

Laicizmi nuk nënkupton përjashtim të besimit. Kosova, në rast se tenton të promovojë shtet pa fe, atëherë duhet ta di se ajo ka gjymtuar veten. Kjo do të nënkuptonte se motori që vë në lëvizje makinën mungon. E, për këtë përvojën e shkurtër të kësaj tendence, Kosova ka këtë nivel të lartë korrupsioni, mashtrimesh, vrasjesh, vetëvrasjesh, etj. Kjo është tamam ajo që një filozof thotë: “Aty ku nuk sundon Zoti, sundojnë fantazmat!”

-->



2. Tolerancë me kufi

Toleranca jo çdoherë është virtyt. Ajo mund të reflektojë edhe si dobësi e madje edhe të jetë poshtërim për të tolerantin. Kosova, e cila ishte viktimë e palës serbe, ka shfaqur tërë këtë zemërgjerësi për kriminelin, Serbinë, aq sa fton zyrtarët e saj, vendos flamurin solemnisht, tregon këtë zemergjërësi ndërsa poshtërohet. Krimineli ngel kriminel dhe kjo mbase është dëshmuar në rastin e Serbisë historikisht. Foltorja e tolerancës shërben për intolerancë. Përfaqësuesi serb thotë se Kosova është Serbi, ndërsa për çudi merr duartrokitje. Ata, ose nuk e kanë kuptuar, ose nuk ia kanë vënë veshin fare se çfarë ka thënë, ose toleranca po zbritka deri në këtë nivel të poshtërimit, gjë, të cilën nuk e duam.

Në kuadër të kësaj jave u përkujtuan edhe viktimat e Hiroshimës dhe Nagasakit. Kosova përkujtoi ata, e po kështu, për nder të viktimave të Holokaustit, për hebrenjtë bëri një lapidar, i cili, megjithëkëtë, nuk e kënaqi komunitetin hebre. Të pakënaqura, por nga një aspekt tjetër, ishin edhe nënat kosovare. Të interesohemi për viktimat e Holokaustit, ndërsa të mos bëjmë asgjë për viktimat e luftës sonë, është e pavend. Pra, tolerancë e paqëlluar.

3. Toleranca dhe komunitetet

Ndërsa vështroja rrjedhën e javës së tolerancës, thashë në vete: Sikur ne muslimanët të kishim qenë komunitet pakicë, ndoshta do t’ia kishim Thenie kaluar shumë më mirë. Sikur të gjitha këto thirrje për tolerancë të ishin bërë në raport me komunitetin më të madh, që trajtohet më së keqi nga qeveria. Ende pa mbaruar java e tolerancës, Kosova shkel të drejtat fetare. Vajzave me shami iu ndalohet pjesëmarrja në Testin e Maturës. Sikur nuk mjafton ajo se Kosova ka 137 000 analfabetë. Apo, tash që ka marrë lëvdata, duhet të vazhdojë e qetë me shkeljen e së drejtës.

Të thuash se në Kosovë ka tolerancë të plotë dhe se nuk ka diskrimimin fetar, është gabim. Në Kosovë të gjithë gëzojnë të drejta, bile edhe nëse dikush dëshiron të martohet me partner të së njëjtës gjini. Të drejta gëzojnë edhe shtazët, por jo edhe muslimanët. Kosova është vendi i dytë në Evropë për nga shkelja e të drejtave të muslimanëve dhe diskrimiminit të tyre, pas Greqisë. Kosova deri më tani asnjë hap para nuk e ka bërë në raport me fenë, ajo e ka lënë fenë atje ku ka qenë në kohën komuniste.

Unë nuk e di se ku është qëllimi dhe çfarë dobie ka organizimi i këtyre tryezave për tolerancë fetare, në një vend ku në mënyrë flagrante shkelën të drejtat fetare?! Përpos nëse ka për qëllim për t’ua hedhur një grusht hi syve të ndërkombëtarëve, kinse ne jemi ata që të gjithëve ua japim të drejtat, apo për t’i kaluar disa ditë nëpër hotele, e restorante dhe për t’u njoftuar mes vete.

4. Në vend të konkluzave të organizimit qeveritar

Java e Tolerancës do të duhej të sillte konkluza për respektim të ndërsjellë të së drejtës fetare. Duke i siguruar hapësirë të gjitha komuniteteve, duke rregulluar me ligj, duke futur besimin si motor të shoqërisë, Kosova do të ecte para. Kaq kësaj radhe dhe deri javën e ardhme selam alejkum./shefqetkrasniqi.blogspot.com/

5/24/2013





Shefqet Krasniqi
Dr. Shefqet Krasniqi



Pa dyshim edhe hoxhollarët kanë qenë pjesë aktive e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, disa prej tyre nuk duan të flasin për kontributin e dhënë, marrë parasysh se sipas bindjeve fetare, përmendja zbeh shpërblimin.

Mulla Shefqet Krasniqi, thotë se asnjëherë nuk ka dashur të flasë për këtë çështje, duke vlerësuar se nuk pret lëvdata e shpërbilme nga njerëzit.

Krasniqi, ka treguar për Indeksonline se nuk ka dashur të aplikoj për statusin e veteranit të luftës.

“Thënë të drejtën, ashtu siç nuk kam dashur të deklarohem për pjesëmarrjen në luftë, gjithashtu nuk kam dashur as të aplikoj për statusin e veteranit të luftës, sepse, siç thashë, atë punë nuk e kam bërë për interesa të dynjasë, por thjesht për hatër të Allahut si përmbushje të në obligimi ndaj popullit tim. Po e them me sinqeritetin më të madhe se unë jam i gatshëm t’i përgjigjem vendit tim çdoherë dhe me çdo gjë që kam. Unë deri në vdekje e konsideroj veten ushtar të Kosovës. Por, me sugjerimin e miqve të mi se duhet tua mbyllim gojën dashakëqijve që akuzojnë hoxhallarët për kinse pak punë për atdhe, e po kështu edhe me sugjerimin e Komandantit tim, i cili publikisht ka thënë se Dr. Shefqeti është i vetmi që nuk ka kërkuar dokumentacione - librezë, unë kam aplikuar që të më njihet statusi i veteranit të UÇK-së. Është dëshmi për kontribut dhe asgjë tjetër”, ka theksuar Krasniqi për Indeksonline.

Krasniqi thotë se me pjesëmarrjen e tij në luftë si ushtar i UÇK-së ai veçse ka kryer një obligim qytetar.

“Ani pse isha në studime postdiplomike në Medinën e shenjtë, jam detyruar ta ndërpresë shkollimin dhe të vij në luftë, sepse për shkollë ka kohë, ndërsa lufta nuk priste. Kam lënë gruan me tre fëmijë dhe ia kam marrë rrugën e maleve të Koshares. Siç iu thashë, nuk e kam harruar këtë pjesë të ndjeshme të jetës sime, përkundrazi, e ruaj si kujtim të mirë, madje kam shpresë se për të Zoti im do të më falë dhe do të më shpërblej! E ndiej veten shumë të nderuar që më është dhënë mundësia të jam pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka thënë Krasniqi.

Duke folur për eprorët e tij, ka treguar se ka marrë pjesë edhe në thyerjen e kufirit në Koshare.

“Kam shërbyer në Kukës për një kohë të shkurtër, e pastaj kam kaluar në Koshare, ku kam qëndruar para thyerjes së kufirit, kam marrë pjesë në thyerjen e kufirit dhe kam qëndruar edhe më pas. Pra, kohën më të madhe e kam kaluar në Koshare. Unë kam patur fatin që të isha nën komandën e mikut tim të mirë, Kolonel Rrustem Berisha, pastaj Agim Ramadanit dhe Sali Çekut”, ka theksuar Krasniqi.

I shqetësuar për disa ndodhi kohën e fundit në vendin tonë, Krasniqi shprehet optimist se gjërat do shkojnë kah e mbara, gjithsesi edhe në rrafshin fetar.

“Kosova ka shënuar përparim në disa fusha, por dhe ngecje dhe çalime në shumë të tjera. Veriu i vendit vazhdon të jetë pjesë e problemeve ditore, të cilat na kanë lodhur. Pastaj korrupsioni, mashtrimet, krimi i organizuar, varfëria, papunësia janë në kulm. Po kështu, Kosova ka dhe një tjetër problem, atë me komunitetin më të madh fetar në vend. Kosova është duke i diskriminuar ata. Sot në Kosovë gëzojnë të drejta të gjithë, bile edhe ata që duan të martohen me partner/e të së njëjtës gjini, kanë të drejta edhe kafshët, ndërsa muslimanët si komunitet absolut me 96% të popullsisë ende pas 14 viteve nuk i gëzojnë të drejtat e tyre. Liria fetare kur është fjala për muslimanët ende është e cunguar dhe se ajo nuk ndryshon fare nga liria fetare e kohës së komunizmit”, ka shtuar Krasniqi.

5/12/2013









Pyetje - Përgjigje nga Hoxhë Dr. Shefqet Krasniqi


Cila është duaja për mësim?

Ju lutem ta shpërndani këtë video sipas mundësive që ta marrin vesh të gjithë.

Allahu ju shpërbleftë!

Dr. Shefqet Krasniqi në Facebook (KLIKO & FOLLOW)
Dr. Shefqet Krasniqi në Youtube (KLIKO & SUBSCRIBE)