Ka rregulla që janë vaxhib (obligim) dhe rregulla që janë mustehab (të lejuara).
Prej mustehabeve janë:
- Ngrënja e syfyrit dhe vonimi i tij sepse Muhamedi (alejhi selam), thotë:
 
 “ Zgjohuni në syfyr se në të ka bereqet.” (Ahmedi)
- Shpejtimi i iftarit duke u bazuar në fjalën e Muhamedit (alejhi selam): 
 
 “Do të mbesin njerëzit në mirësi përderisa e shpejtojnë iftarin.” (Buhariu)
-  Largimi nga veprimet dhe shprehjet e injorancës. Profeti (alejhi selam) thotë:
 
 “Allahu i Madhëruar nuk ka nevojë për dikë që lë ushqimin dhe pirjen e nuk lë fjalët e këqija (shprehjet e injorancës dhe gënjeshtrat).” (Buhariu)
- Profeti (alejhi selam) thotë:
 
 “Shumë agjëruesve nuk u mbetet asgjë nga agjërimi, veç se uria.” (Ibn Maxhe)
- Largimi nga polemikat e thata dhe ofendimet. Profeti (alejhi selam) thotë: 
 
 “Nëse dikush të lufton ose të ofendon, thuaji: unë jam agjërues, unë jam agjërues.” (Tirmidhiu)
- Mosngrënia e tepërt, sikurse rekomandohet në hadith:
 
 “Nuk ka më keq për birin e Ademit sesa ta tejngopë barkun e tij.” (Tirmidhiu)

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
0 komente :
Post a Comment