7/02/2013

- Agjërimi prishet vetëm në këto kushte: 1. Të ketë dituri mbi gjërat që e prishin. 2. Të jetë i vetëdijshëm mbi prishjen (të mos jetë prishja prej harresës). Gjërat, të cilat e prishin agjërimin, mund të jenë të llojit që dalin nga organizmi si: vjellja me dëshirë, ardhja e menstruacioneve, ose të llojit që hyjnë në organizëm, si ushqimet dhe pijet. - Nga gjërat që e prishin agjërimin dhe që janë të ngjashme me ushqimet dhe pijet, përmendim:...
!-- google_ad_client = "ca-pub-0254273588396078"; /* asdaddadaasadsads */ google_ad_slot = "8702463373"; google_ad_width = 336; google_ad_height = 280; // Ka rregulla që janë vaxhib (obligim) dhe rregulla që janë mustehab (të lejuara). Prej mustehabeve janë: Ngrënja e syfyrit dhe vonimi i tij sepse Muhamedi (alejhi selam), thotë:  “ Zgjohuni në syfyr se në të ka bereqet.” (Ahmedi) Shpejtimi i iftarit duke u bazuar në fjalën...
Agjërimi i Ramazanit është detyrë e obligueshme për çdo musliman, në moshë të rritur, vendas (jo udhëtar), i shëndoshë dhe ata që janë liruar nga pengesat si menstruacionet (hajdi) dhe lehonia (nifasi) etj. Mosha e pubertetit arrihet me ndonjërën prej këtyre tri gjërave: pjekuria seksuale, shfaqja e qimeve dhe plotësimi i moshës 15 vjeçare te meshkujt, ndërsa te femrat kur u fillon cikli menstrual, ajo obligohet me agjërim, edhe pse është...
Të gjithë dijetarët kanë rënë dakord, se agjërimi i muajit Ramazan është detyrë (farz). Argumenti për këtë është në librin e Allahut, ku thuhet: “O ju që keni besuar, ju është urdhëruar agjërimi, siç u është urdhëruar atyre para jush, që të bëheni të devotshëm” El-Bekare 183 Argument nga suneti është fjala e Profetit (alejhi selam), i cili ka thënë: “Islami qëndron mbi pesë shtylla, një prej tyre, agjërimi i muajit Ramazan.” Buhariu ...
Fjala agjërim ka dy përkufizime Kuptimi gjuhësor: Shmangie dhe privim. Ndërsa në kuptimin fetar: Privimi i të rriturit musliman, me qëllim adhurimi dhe përkushtimi ndaj Zotit, prej çdo ushqimi, pirje, marrdhënie intime dhe ejakulimi me qëllim, që nga agimi deri në perëndimin e diellit për çdo musliman që nuk e pengon diçka e përcaktuar....