7/02/2013




- Agjërimi prishet vetëm në këto kushte:
1. Të ketë dituri mbi gjërat që e prishin.
2. Të jetë i vetëdijshëm mbi prishjen (të mos jetë prishja prej harresës).
Gjërat, të cilat e prishin agjërimin, mund të jenë të llojit që dalin nga organizmi si: vjellja me dëshirë, ardhja e menstruacioneve, ose të llojit që hyjnë në organizëm, si ushqimet dhe pijet.
- Nga gjërat që e prishin agjërimin dhe që janë të ngjashme me ushqimet dhe pijet, përmendim: ilaçet, tabletat, infuzionet dhe transfuzioni i gjakut. Pastrimi i plagës (edhe nëse rrjedh gjak), pastrimi i syve, i hundës dhe heqja e dhëmbit nuk e prishin agjërimin.
- Ilaçet, me të cilat bëhet shpëlarja e gojës, nuk e prishin agjërimin, edhe nëse në gojë mbetet aroma dhe shija e tyre.
- E nëse ha apo pi me harresë, atëherë duhet ta vazhdojë agjërimin, sepse atë e ka ushqyer Allahu i Madhëruar. Nëse sheh dikë duke ngrënë me harresë, duhet t’i tregojë atij se është agjërueshëm, duke e bazuar në fjalën e Allahut të Madhëruar: “…bashkëpunoni në të mira dhe devotshmëri.” El-Maide 2
- Kush ka nevojë ta prishë agjërimin për të shpëtuar dikë nga vdekja, i lejohet ta prishë dhe ta kompesojë më vonë, siç është rasti i shpëtimit të atij që është duke u mbytur ose të fikurit e zjarrit etj.
- Kur një agjërues kryen marrëdhënie seksule, prishet agjërimi, ka ejakuluar apo jo, ky person obligohet të pendohet, ta plotësojë këtë ditë me kompesim dhe shpagim të rreptë për të, ashtu siç thuhet në hadithin e Ebu Hurejres (radijallahu anhu): - Ishim të ulur pranë Profetit (alejhi selam) kur erdhi një burrë dhe ky e pyeti: - “Cfarë ke?”, - ai u përgjigj - Kam bërë marrëdhënie me gruan time duke qenë agjërueshëm. Profeti (alejhi selam) i tha: - A ke mundësi të agjërosh dy muaj radhazi? Jo! - tha ai.
- A ke mundësi të ushqesh gjashtëdhjetë të varfër?
- Jo – iu përgjigj ai,…” Buhariu
Lejohet puthja ose prekja e gruas nga burri i saj agjërues, nëse ai e zotëron epshin, duke u bazuar në hadithin e Aishes (radijallahu anha), se Profeti (alejhi selam) e puthi duke qenë agjërueshëm, mirëpo e kishte përmbajtur veten e tij.
- Nëse një person zgjohet xhunub, agjërimi i tij është i plotë dhe i lejohet që ta shtyjë gusulin deri pas agimit, kjo vlen edhe për gusulin pas menstruacioneve apo lehonisë, mirëpo duhet të shpejtojë për namazin e sabahut.
- Ai, i cili masturbon (vetëkënaqet) gjatë ditës së Ramazanit, obligohet të pendohet tek Allahu i Madhëruar e të vazhdojë pjesën e mbetur të ditës, gjithashtu ai duhet ta kompensojë këtë ditë. E nëse ka filluar të masturbojë dhe është ndaluar duke mos ejakuluar, obligohet me teube e jo me kompesim, për shkak të mos ejakulimit. Theksojmë këtu, se ky është një veprim kategorisht i ndaluar edhe jashtë agjërimit.
Duhet që agjëruesi të largohet nga çdo gjë që e ngacmon epshin e tij.
Dalja e një lëngu para spermës (që quhet medhij) nuk e prish agjërimin.
- Ai që ka vjellë pa dashje, nuk ka kompesim, ndërsa ai që kërkon të vjellë qëllimisht duke futur gishtin në gojë, duke shtypur barkun, duke nuhatur ndonjë aromë që i provokon vjelljen apo duke shikuar vazhdimisht në ndonjë vend ngacmues për vjellje, obligohet që ta kompesojë atë ditë. E nëse vjell pa qëllim, nga ndonjë çrregullim në organizëm, agjërimi i tij nuk është prishur.
- Është i urryer shijimi i panevojshëm i ushqimit gjatë agjërimit, ndërsa ai që ka nevojë, siç është rasti i kuzhinierit apo nënës që përgatit ushqimin për fëmijën, i lejohet ta provojë me gjuhë, por të mos e përcjellë në stomak.
- Nëse agjëruesi është i plagosur ose i del gjak nga hunda dhe i shkon në fyt, ose uji apo benzina duke punuar, pa dëshirën e tij, atëherë agjërimi i tij është i saktë. Edhe nëse i depërtojnë deri në brendësi të mushkërive, pa qëllim, pluhurat, tymërat ose ndonjë mizë, agjërimi i tij është i saktë.
- Pirja e duhanit është një nga veprimet që e prishin agjërimin dhe nuk është arsye për të justifikuar mosagjërimin, sepse mëkati nuk mund të jetë arsye.
- Zhytja në ujë nuk e prish agjërimin, gjatë agjërimit lejohet lagia e kokës me ujë për shkak të nxehtësisë. Notimi është i papëlqyeshëm gjatë agjërimit, për shkak të mundësisë së prishjes së tij.
Nëse dikush ha, pi ose ka bërë marrëdhënie seksuale, duke menduar se ka ende kohë, e pastaj sheh se ka aguar, nuk obligohet me asgjë. Kjo është thënë qartë në ajetin e Kur’anit, ku flitet për dallimin mes perit të bardhë nga peri i zi në agim.
Nëse hap iftarin duke menduar se dielli ka perënduar, e ndërkohë ai akoma nuk ka perënduar, atëherë ky person duhet ta kompensojë këtë ditë sipas mendimit të shumicës së dijetarëve pasi është ende ditë.
Nëse agon dhe në gojën e dikujt ka mbetur ende ndonjë ushqim ose pije, dijetarët janë të mendimit se duhet ta përfundojë atë që ka në gojën e tij. I njëjti qëndrim është dhe për atë person që ha ose pi diçka në harresë.






Ka rregulla që janë vaxhib (obligim) dhe rregulla që janë mustehab (të lejuara).

Prej mustehabeve janë:
  • Ngrënja e syfyrit dhe vonimi i tij sepse Muhamedi (alejhi selam), thotë:

     “ Zgjohuni në syfyr se në të ka bereqet.” (Ahmedi)
  • Shpejtimi i iftarit duke u bazuar në fjalën e Muhamedit (alejhi selam):

    “Do të mbesin njerëzit në mirësi përderisa e shpejtojnë iftarin.”
     (Buhariu)
  •  Largimi nga veprimet dhe shprehjet e injorancës. Profeti (alejhi selam) thotë:

     “Allahu i Madhëruar nuk ka nevojë për dikë që lë ushqimin dhe pirjen e nuk lë fjalët e këqija (shprehjet e injorancës dhe gënjeshtrat).” (Buhariu)
  • Profeti (alejhi selam) thotë:

    “Shumë agjëruesve nuk u mbetet asgjë nga agjërimi, veç se uria.
    ” (Ibn Maxhe)
  • Largimi nga polemikat e thata dhe ofendimet. Profeti (alejhi selam) thotë:

    “Nëse dikush të lufton ose të ofendon, thuaji: unë jam agjërues, unë jam agjërues.” (Tirmidhiu)
  • Mosngrënia e tepërt, sikurse rekomandohet në hadith:

    “Nuk ka më keq për birin e Ademit sesa ta tejngopë barkun e tij.”
     (Tirmidhiu)






Agjërimi i Ramazanit është detyrë e obligueshme për çdo musliman, në moshë të rritur, vendas (jo udhëtar), i shëndoshë dhe ata që janë liruar nga pengesat si menstruacionet (hajdi) dhe lehonia (nifasi) etj. Mosha e pubertetit arrihet me ndonjërën prej këtyre tri gjërave: pjekuria seksuale, shfaqja e qimeve dhe plotësimi i moshës 15 vjeçare te meshkujt, ndërsa te femrat kur u fillon cikli menstrual, ajo obligohet me agjërim, edhe pse është më pak se 10 vjeç


Të gjithë dijetarët kanë rënë dakord, se agjërimi i muajit Ramazan është detyrë (farz). Argumenti për këtë është në librin e Allahut, ku thuhet:

“O ju që keni besuar, ju është urdhëruar agjërimi, siç u është urdhëruar atyre para jush, që të bëheni të devotshëm”

El-Bekare 183
Argument nga suneti është fjala e Profetit (alejhi selam), i cili ka thënë:

Islami qëndron mbi pesë shtylla, një prej tyre, agjërimi i muajit Ramazan.

Buhariu




Fjala agjërim ka dy përkufizime

Kuptimi gjuhësor: Shmangie dhe privim.

Ndërsa në kuptimin fetar: Privimi i të rriturit musliman, me qëllim adhurimi dhe përkushtimi ndaj Zotit, prej çdo ushqimi, pirje, marrdhënie intime dhe ejakulimi me qëllim, që nga agimi deri në perëndimin e diellit për çdo musliman që nuk e pengon diçka e përcaktuar.

6/30/2013




Simbol Islam

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit
Falënderimet qofshin vetëm për Allahun. Paqja dhe shpëtimet qofshin mbi të dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij, si dhe mbi të gjithë pasuesit e tij deri në Ditën e Gjykimit

. 1. Çarja e hënës. Allahu i Madhëruar thotë: “U afrua Kiameti e u ca hëna. E nëse (mosbesimtarët) do shohin ndonjë mrekulli do largohen e do thonë: ‘Kjo është magji e vazhdueshme’.”





Na tregon Allahu për çarjen e hënës në kohën e shkuar dhe për largimin e mosbesimtarëve nga kjo mrekulli. Kanë rënë dakord të gjithë dijetarët e tefsirit edhe ehli sunetit që kjo ka ndodhur.

Transmetohet nga Ibn Mesudi radiallahu anhu se ka thënë: ”U ça hëna në kohën e Profetit salallahu alejhi ue selem dy pjesë një pjesë sipër malit e një pjesë anash malit. Tha Profeti salallahu alejhi ue selem: ‘Dëshmoni’.” Transmeton Buhariu dhe Muslimi.

Transmeton Mesruku nga Ibn Mesudi se politeistët thanë se ju bëri magji Ibnu Ebi Kebsheh (kanë për qëllim Profetin salallahu alejhi ue selem). Tha njëri prej tyre se nëse Muhamedi i bëri magji hënës, nuk ka mundësi t’i bëjë magji gjithë tokës, prandaj pyesni ata që vijnë nga vende të tjera a e kanë parë këtë gjë? E kështu bënë. Kur erdhën disa njerëz nga vende të largëta i pyeten e ata u thanë se e kishin parë. Atëherë thanë politeistet se kjo qenka magji e vazhdueshme.

Hadithet e çarjes së hënës i ka transmetuar veç Ibn Mesudit, Enesi, Ibn Abasi, Ibn Umer, Hudhejfe, Aliu dhe Xhubejr Ibn Mutim.

Transmeton Buhariu nga Enesi radiallahu anhu se mekasit i kërkuan Profetit salallahu alejhi ue selem t’u tregonte një mrekulli e ai u tregoi çarjen e hënës e cila u nda në dy pjesë.

2. Burimi i ujit nga gishtat e tij salallahu alejhi ue selem. Hadithet e burimit të ujit nga gishtat e Profetit salallahu alejhi ue selem janë të shumta. I ka transmetuar ato një numër sahabësh, prej tyre Enesi, Xhabiri dhe Ibn Mesudi.

Transmeton Buhariu nga Salim Ibnul Xha’ad nga Xhabiri radiallahu anhu se ka thënë: “U eten njerëzit ditën e Hudejbijes e Profeti salallahu alejhi ue selem kishte para vetes një enë (të vogël lëkure me ujë) prej së cilës mori abdes. Erdhën njerëzit tek Profeti salallahu alejhi ue selem e i thanë se nuk kemi ujë tjetër veç këtij uji që ndodhet në enën tënde. Atëherë vendosi Profeti salallahu alejhi ue selem dorën e tij në enë e uji filloi të dilte nga gishtat e tij si të ishte një numër burimesh. I thashë (Xhabirit)se sa ishit atë ditë? Tha se sikur të ishim njëqind mijë do na mjaftonte, ishim një mijë e pesëqind.

Gjithashtu, është transmetuar edhe nga Ubade Ibn Samit në një luftë tjetër edhe nga Umran Ibn Husejn. Këto hadithe janë tek Buhariu, Muslimi, Tirmidhiu, Daremiu etj.






Gruaja muslimane duke u lutur


Pyetja:


Desha ta di se a shkojnë në xhenet femrat të cilat vazhdimisht falin namaz, por nuk janë të mbuluara si edhe bëjnë shumë vepra të mira, por për shkak të punësimit apo për shkak se janë të ndaluara nga familja për t’u mbuluar, nuk mbulohen. Ju lutem që të ma sqaroni sa më hollësisht përgjigjen. Allahu ju shpërbleftë me te mira!









Përgjigjja:


Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, mbi shokët dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.Mbulesa është obligim për femrën muslimane që ka arritur moshën e pjekurisë. Për këtë ka ixhma (pajtueshmëri) mes të gjithë muslimanëve dhe nuk e mohon askush këtë. Për vlerën dhe dobitë e mbulesës kemi me dhjetëra shkrime e libra në të cilat mund të lexoni përse është e domosdoshme për femrën që ta mbulojë trupin e saj. Gjithashtu edhe ne në disa përgjigje kemi folur rreth disa rrethanave me të cilat ballafaqohet sot femra muslimane që dëshiron ta mbajë hixhabin (mbulesën) dhe jemi munduar t`i hulumtojmë format e tejkalimit të atyre pengesave, prandaj mund të lexoni edhe aty.
Ndërsa a është shamia kusht që femra muslimane të hyjë në xhenet, themi se mbulesa nuk është prej kushteve thelbësore të besimit (imanit) pa të cilin femra trajtohet jomuslimane. Nëse femra i plotëson kushtet themelore të besimit, fal namazin, kryen vepra të mira, ajo është besimtare dhe shpresojmë që ta përfshijë mëshira e Allahut dhe ta fusë në xhenet.


Duhet pasur parasysh se nuk janë të gjithë muslimanët në një gradë, kemi nga ata njerëz që arrijnë gradat e të Dërguarve, të shehidëve, kemi njerëz të devotshëm dhe kemi muslimanë neglizhues dhe mëkatarë. Muslimania e cila është praktikante e fesë, por nuk i përmbahet mbulesës, është muslimane mëkatare e cila nuk ka përfillur një obligim që ia ka përcaktuar Allahu asaj dhe për këtë ajo do të merret në përgjegjësi dhe është shumë e mundshme që ajo t`i nënshtrohet dënimit të Allahut të Lartësuar.
Nëse ajo ka neglizhuar dhe nuk ka tentuar që ta ndryshojë gjendjen e saj duke hulumtuar mundësitë që ka para vetes, me fjalë të tjera nuk e ka bërë dert këtë mëkat të cilin e vepronte, atëherë frikësohemi se nuk do të përfshihet nga mëshira e Allahut. Allahu e di më së miri!